Policia arrestoi një grua të dyshuar për vjedhje në Gjakovë.
Ky rast u raportua në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Gjakovë 02.03.2023 – 11:00. Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/