Rreshteri policor në Pejë, E. D., është arrestuar të mërkurën, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në fajde.
Arrestimi i të dyshuarit vjen pas aksionit të policisë gjatë javës së kaluar, ku ishin arrestuar 16 persona të tjerë për fajde në Pejë, njofton Klankosova.tv
Për 16 të arrestuarit Gjykata Themelore në Pejë javën e kaluar kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh.
Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur javën që shkoi në lidhje me arrestimin e të dyshuarve.