Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa dy persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet nga raporti:
“Fsh. Lebanë, Prishtinë, 20.04.2022 – 09:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin pas një mosmarrëveshje në mes veti. Njësiti policor nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë, të cilën armë ia kishte ekspozuar të dyshuarit tjetër pasi ai e kishte kanosë atë.”
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/