Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe
disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke përdorur
aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke i ndaluar veturat civile
në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, përcjell FolDrejt.com.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe
i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit,
pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar
prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person
zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për
dyzet e tetë (48) orë. /FolDrejt.com/