Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams ka njoftuar arrestimin e Frank R. James, 62-vjeç, i dyshuar për sulmin në metro që plagosi 23 persona.
“Të dashur miq nga New Yorku, ne e kapëm atë”, tha Adams për Frank James, të dyshuarin për sulmin në metronë e Brooklyn-it, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë raportuar dhe kanë ndihmuar në kapjen e të dyshuarit.
James u ndalua nga policia në East Village, Manhattan, ku u arrestua.
Zyrtarët duke folur për mediat amerikane thanë se James do të akuzohet me akuza federale për terrorizëm.
Në sulmin e kryer të martën në stacionin e metrosë në Brooklyn, New York, mbetën të plagosur 23 persona. Dhjetë prej tyre kanë marrë plagë me armë zjarri.
Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD), Departamenti i Zjarrfikësve dhe guvernatorja e New Yorkut Kathy Kochul thanë se sipas informacioneve të para, ky nuk është një sulm terrorist./FolDrejt/