Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej të dyshuarve në rastin e plagosjes që ndodhi sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Policia njofton se gjatë arrestimit, personit të dyshuar i është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti.Ndryshe, Policia më herët ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në fshatin Bardhosh. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30. raporon telegrafi.com percjell Foldrejt.com