Në orën 12:30, në qendër të Ferizajt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, një person u qëllua për vdekje.
Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka treguar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit me inicialet M. A, në qendër të Ferizajt.
Ai ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar se tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrasjen e rëndë.
Motivet e vrasjes, sipas kryeprokurorit, nuk janë akoma të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur më vonë.