Një burrë ka tentuar që me forcë të futet në banesën e një gruaje në Prishtinë. I njëjti viktimën e kishte shqetësuar përmes thirrjeve dhe sms-ve telefonike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur me datë 29 shkurt rreth orës 20:55.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.