Një prift i dehur në Indi ka vrarë një burrë gjatë sakrifikimit të kafshës me rastin e festës së Sankranti. Mediat lokale kanë raportuar se incidenti ka ndodhur gabimisht.
Viktima, burrë 35-vjeç me emrin Suresh, po mbante dhinë që ishte dedikuar për t’u sakrifikuar në fshatin Valasapali në Chitor të Andra Pradesh, transmeton Telegrafi.
I akuzuari me emrin Chalapati, është dashur ta marrë kafshën për t’ia prerë kokën. Megjithatë, prifti në vend të saj përdori thikën për t’ia prerë fytin Sureshit. Madje raportohet se atij i është prerë plotësisht koka.
Sakrifikimi i kafshës sipas traditave mbahet në kuadër të festivalit të kafshëve Kanum, i njohur si Pasuvul Pandug, që mbahet në ditën e tretë të Sankrantit.
Sipas policisë indiane, Chalapati ishte i dehur në kohën e “sakrifikimit” dhe se kishte ngatërruar “objektivin”