Dje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër kosovare me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje i dyshuari, njofton policia.
“Gjilan-Kamenicë (NN) janar – shkurt 2022. Pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër kosovare me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.