Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë.
Arrestimi ndodhi paraditen e së martës në fshatin Postenjë të komunës së Leposaviqit.
Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se “Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës”.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar. /FolDrejt/