Në aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit është kapur shefi i organizatës terroriste të PKK – Partisë Komuniste Kurde – Gökmen Ç., i cili ka udhëhequr aktivitetet e kurdëve komunistë në Gjermani nga prilli 2018 deri qershor 2019, shkruan FAZ.net, përcjell foldrejt.com. Edhe mediat gjermane atë e quajnë terrorist, kurse për ironi të fatit, degët e PKK në Sirinë Veriore përllogariten si forca të moderuara që luftojnë ISIS.
Arrestimi i tij ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë gjermane.
Gökmen Ç., ka qenë veçanërisht aktiv në landet gjermane Rhein-Main-Region si dhe Saarland dhe Karlsruhe./Foldrejt.com