Një person ka tentuar t’ia jap policit nga Kosova një shumë prej 5€, në mënyrë që ta kalojë pikën kufitare pa u kontrolluar, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, ky tentim ryshfeti, nuk i ka funksionuar.
Rasti, sipas të dhënave të policisë, ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë.
Këto janë të dhënat nga raporti:
“PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/FolDrejt/