Është arrestuar një qytetar i Shqipërisë në qytetin e Malishevës për shkak të dyshimeve se posedonte e shpërndante drogë.
Këtë e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Imer Krasniqi, Malishevë 09.04.2022 – 19:10. Lidhur me rastin më 17.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.