Kokaina u kap në Port Hedland, më 15 maj, kur u arrestuan dy burra të cilët pretendonin se kishin marrë drogë në oqeanin në brigjet e qytetit të Pilbara, raportoi portali RTCG.
Një shtetas malazez (51) është arrestuar në Australi i dyshuar për pjesëmarrje në kontrabandën e kokainës, vlera e së cilës llogaritet në 128 milionë dollar, transmeton Fol Drejt.
Shtetasi malazez u arrestua nga Policia Federale Australiane (AFP) kur sipas Australian Daily Cargo News u sekuestruan 320 kilogramë kokainë./FolDrejt/