Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lideri i partisë “Grom”, Stevço Jakimovski sot në mëngjes është arrestuar dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.
Aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila paralajmëroi se do të japë më tepër detaje gjatë ditës.
Jakimovski u arrestua edhe vjet në gusht me kërkesë të policisë financiare për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë kohës që ka qenë kryetar i komunës së Karposhit.