Një person (taksist) është arrestuar pasi të hënën mbrëma duke e dërguar me “taxi” një person tjetër (pasagjer) në destinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër (bashkëpunëtor) kanë përdor spreji-OC ndaj pasagjerit, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se më datën 05.07.2022, pas një pune hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën ne distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër është përdor e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.