Një zyrtar Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është arrestuar sot nënë dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, njofton policia.
“Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i
dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur
detyrën zyrtare.”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, i dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media