Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”
“IPK kishte pranuar informacione për këtë rast më 03 Qershor 2020 përmes Linjës së Kaltër (080003333) nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton IPK’ja.
IPK ka bërë të ditur se ka intervistuar bashkëshorten e të dyshuarit.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e të dyshuarit, si dhe në vazhdën e veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit edhe zyrtari policor”, thekson njoftimi.
Për ëktë rast, zyrtari policor është suspenduar nga puna.
“Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, njofton IPK.