Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se me Rusinë kanë siguruar marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare në shumë rajone.
Zv.kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, njoftoi se sot me Rusinë kanë siguruar marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare në shumë rajone, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë për shtyp, Vereshchuk tha se sot kanë marrë një përgjigje pozitive nga Rusia se është arritur marrëveshje mbi rrugët e propozuara më parë nga Kievi.
Për këtë arsye, është shpallur armëpushim mes orës 09:00-21:00, tha Vereshchuk, duke theksuar se në shumë rajone do të hapen korridoret “jeshile” për të evakuuar njerëzit.
Vereshchuk deklaroi se korridoret humanitare në fjalë do të hapen në destinacionet Enerhodar-Zaporizhzhia, Sumy-Poltava, Izyum-Lozova, Mariupol-Zaporizhzhia, Volnovakha-Pokrovsk, Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin, Hostomel-Kiev./FolDrejt/