Antoine Griezmann mund të fillojë të luaj nga minuta e parë për Atletico Madridin dhe jo siç luante zakonisht nga e 60-ta.
Sulmuesi francezi përfundimisht është bashkuar me Atletico Madridin nga Barcelona pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
Madrilenët kishin klauzolën për blerjen përfundimtare të Griezmann për 40 milionë euro, shumë që konsiderohej e lartë për ta.
Megjithatë pas shumë bisedimeve në fund është arritur marrëveshja dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar gjitha detajet.
“Shifra e rënë dakord është 20 milionë euro fikse, plus katër të tjera bonuse lehtësisht të arritshme. Kishim frikë se nëse do të shkonim në gjyq, çështja do të merrte shumë kohë”.
“Nëse do të kthehej te Barcelona pas Kupës së Botës, ne do ishim të detyruar t’i garantonim edhe 36 milionë euro paga. Ia dolëm ta shmangnim këtë rrezik, duke vepruar si gjithmonë në interes të klubit”, tha Laporta.
31-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2025./FolDrejt/