Është arritur marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Arsenal për Olelsandr Zinchenkon.
Mbrojtësi ukrainas mund të quhet tashmë lojtari më i ri i “Topçinjve”, pasi mes palëve është arritur marrëveshja përfundimtare për transferimin e tij në Londër.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se ky transferim i ka kushtuar Arsenalit plot 35 milionë euro.
“Oleksandr Zinchenko në Arsenal, ja ku po shkojmë. Marrëveshja e plotë në fuqi nga e premtja me City për tarifën e garantuar prej 30 milionë funteve (35 milionë euro)”.
“Edhe kushtet personale janë arritur me lojtarin i cili gjithmonë ka qenë i etur për t’u ribashkuar me Artetan”, ka shkruar Romano.
Tanimë ka marrëveshje totale si me Cityn ashtu edhe me lojtarin dhe vetëm pritet zyrtarizimi i marrëveshjes. Zinchenko do të jetë një armë shtesë për Artetan në repartin mbrojtës./abcnews.al/
Oleksandr Zinchenko to Arsenal, here we go! Full agreement in place since Friday with Man City for £30m guaranteed fee, personal terms also agreed. Zinchenko, always been keen on re-joining Arteta. 🚨⚪️🔴 #AFC
Contract until June 2026, as per @David_Ornstein – medical this week. pic.twitter.com/sVpYpZN2iH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2022