Prodhimi industrial gjerman në janar u rrit 3.5 për qind krahasuar me dhjetorin, që është dukshëm më shumë se sa pritej 1.4 për qind, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Fol Drejt.
Kjo është rritja më e madhe mujore e prodhimit industrial që nga qershori 2020. Kontributin më të madh e ka pasur prodhimi i produkteve të ndërmjetme me një rritje prej 6,9 për qind dhe veçanërisht prodhimi i pajisjeve elektronike (7,1 për qind) dhe industria kimike me 9,8 për qind.
Në të njëjtën kohë, prodhimi i mallrave të konsumit shënoi rënie me 1.8 për qind dhe të mallrave kapitale me 0.6 për qind.
Industria e ndërtimit u rrit me 12,6 për qind, prodhimi i energjisë me 0,4 për qind dhe industria me intensitet energjie me 6,8 për qind.
Krahasuar me janarin e një viti më parë, prodhimi industrial është ulur me 1.6 për qind, pasi rënia nga viti në vit në dhjetor ishte 3.3 për qind. /FolDrejt/