Trupat e para të ushtrisë ruse nën forcën e përbashkët rajonale mbërritën në Bjellorusi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
Ministria tha në një deklaratë se vendimi është marrë bazuar në interesin e forcimit të mbrojtjes së territorit bjellorus, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më 10 tetor, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, tha se kishte rënë dakord me homologun rus Vladimir Putin për vendosjen e një grupi të përbashkët rajonal të trupave “në lidhje me përkeqësimin në kufijtë perëndimorë të Bashkimit (Rusi-Bjellorusi)”./FolDrejt/