Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se Kosova deri tani ka pësuar humbje prej 1 miliard eurove dhe se nëse vazhdohet me këtë trend ai thotë se do të humben 30 mijë vende të punës.
“- 8.8 % tkurrje ekonomike, e paralajmëruar ne raportin e fundit te Bankës Botërore për Kosovën;
– 1 miliarde euro demi i deritashëm ne ekonomi, qe nga shfaqja e vendeve te punës
– Deri ne fund te vitit, me këtë trend te tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30, 000 vende te punës”, ka shkruar kreu i OEK-ut.
Ai në fund thotë se ata që s’po preken nga kjo krizë janë njerëzit në pushtet dhe familjarët që i kanë punësuar nëpër institucione.
“Te vetmit te paprekur nga kjo krize ne ekonomi, po mbesin ata qe marrin vendim dhe familjaret e tyre te punësuar, gjithandej ne institucionet publike”, ka përfunduar Rukiqi.