Ura mbi lumin Makchu ishte e mbushur me njerëz dje me vizitorë që ishin mbledhur për festivalin e dritave.
Numri i personave që humbën jetën nga shembja e një ure për këmbësorë në qytetin Morbu, në shtetin perëndimor indian të Gujarat, është rritur në 132, tha sot një zyrtar i qeverisë lokale, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ai i tha Reuters se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin dhe shtoi se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet./FolDrejt/