Është rritur në 32 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet e ndodhura pas shirave intensive në Filipine.
Sipas lajmit të CNN, në një deklaratë nga Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive thuhet se numri i të vdekurve është rritur në 32, se janë plagosur 11 të tjerë dhe se nuk ka asnjë informacion për 24 persona, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Me tej bëhet e ditur se 16 nga 32 personat që kanë humbur jetën janë nga rajoni Mindanao, i cili është një prej rajoneve më të prekura nga katastrofa.
Nga përmbytjet në 18 qytete të vendit, janë evakuuar rreth 56.110 persona. Ndër të tjera ndahet informacioni se nga përmbytjet janë prekur rreth 486 mijë njerëz dhe se të paktën 81 mijë persona janë strehuar në strehimore të përkohshme.
Në katastrofën nga përmbytjet janë dëmtuar 4.068 shtëpi, 123 rrugë dhe 12 ura si dhe është ndërprerë energjia elektrike për shumë shtëpi.
Filipinet që goditet çdo vit mesatarisht nga 20 fatkeqësi, si tajfune dhe stuhi, është ndër vendet që dëmtohet më shumë nga katastrofat natyrore./FolDrejt/