Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, përditësoi në 471 numrin e të vrarëve në sulmin e Izraelit ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Në masakrën më të madhe dhe më të dhunshme të kryer nga pushtuesi izraelit ndaj spitalit Al-Ahli Baptist, kanë rënë dëshmorë 471 persona”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Më tej në deklaratë vihet në dukje se në sulmin ndaj spitalit janë plagosur 342 persona, 28 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
“Izraeli i cili ka arritur në fazën e shënjestrimit të spitaleve dhe guximit për të kryer masakër në spitalin Al-Ahli Baptist, është kërcënim serioz për sistemin shëndetësor”, thuhet në deklaratë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë dje njoftoi se 500 palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të spitalit Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës nga Izraeli./FolDrejt/