Ka arritur në 632 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok.
Përveç numrit të të vdekurve është rritur edhe ai i të plagosurve nga 150 sa ishin të dhënat fillestare në 329, përcjell Fol Drejt.
Nga 329 të lënduarit, 50 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë qeverinë marokene pas tërmetit 6.8 shkallë të Rihterit i cili goditi vendin.
Kujtojmë se epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë në jugperëndim të qytetit Marrakech, i cili ka rreth 840 mijë banorë dhe është një destinacion popullor turistik./FolDrejt/