Të paktën 9 persona u plagosën nga të shtënat, përfshirë një fëmijë një vjeçar, gjatë një zënke mes dy grupeve pranë një pjese të frekuentuar të plazhit në Hollywood të Floridës në SHBA të hënën mbrëma.
“Policia ka vendosur një person në paraburgim, por ende është në kërkim të të dyshuarit të mbetur, i cili përshkruhet si një person me ngjyrë i veshur me një këmishë të zezë me mëngë të shkurtra”, tha zëdhënësja e policisë së Hollywood-it, Deanna Bettineschi, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ajo tha se të plagosurit ishin të moshës nga një deri në 65 vjeç. Autoritetet thonë se të shtënat kanë ndodhur midis rrugës “Johnson Street” dhe “North Broadwalka”, shëtitoren e ngarkuara me palma që shtrihet përgjatë plazhit në Hollywood ku ndodhen restorantet dhe dyqane.
“Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti 9 persona të plagosur me armë zjarri”, tha Bettineschi.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal Memorial dhe në Spitalin e Fëmijëve “Joe DiMaggio”, tha zëdhënësja e Institutit Shëndetësor Memorial, Yanet Obario-Sanchez.
Megjithëse zëdhënësja e spitalit tha se të gjithë të plagosurit ishin në gjendje stabile. Betineschi tha se një person i është nënshtruar operacionit.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të shmangin zonën ndërkohë që hetimet vazhdojnë./FolDrejt/