Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë u rrit në 10,4 për qind në tetor, nga 10 për qind në shtator, treguan shifrat zyrtare të publikuara.
Norma arriti nivelin më të lartë që nga ribashkimi i vendit, tha zyra gjermane e statistikave Destatis, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Çmimet e energjisë kanë vazhduar të jenë arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në vend, ka thënë Georg Thiel, shefi i Destatis.
Norma mujore e inflacionit ishte 0,9 për qind në tetor, shtoi zyra e statistikave./FolDrejt/