Andrea Belotti i ka vendosur ultimatum Romës. Sulmuesi i kombëtares italiane ka dalë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon, ndërkohë që ka marrë disa oferta gjatë kësaj periudhe.
Jose Mourinho e do te Roma, klubi verdhekuq i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon, por marrëveshja zyrtare po vonon, pasi kryeqytetasit janë fokusuar te merkato në dalje.
Shomurodov akoma nuk është shitur te Bologna, teksa Belotti, të cilin e duan në Premier League dhe Galatasaray në Turqi, i ka dhënë 72 orë kohë drejtuesve të Romës, që është edhe zgjedhja e tij e parë.
SuperSport shkruan se 28-vjeçari i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Mourinhos, por ai dëshiron të kalojë sa më shpejt në Trigoria për të nisur përgatitjet me shokët e rinj të skuadrës.
Mediet italiane shkruajnë se sulmuesi do e presë Romën deri të martën, përndryshe do të fillojë të studiojë ofertat, sidomos atë të Galatasaray, që tenton një tjetër goditje në Serie A pas dyshes Mertens-Torreira./tch/