Arsenali është duke u përgatitur që të paguajë klauzolën e lirimit të Ismael Bennacer, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori algjerian ka tërhequr interes nga e gjithë Evropa pas paraqitjeve të tij në Itali. Dhe tani shumë klube konkurrojnë për të nënshkruar me të, me Topçinjtë që duan të paguajnë 44 milionë funtet e kërkuara në klauzolën e tij të lirimit dhe të nënshkruajnë me Bennacer.
Topçinjtë aktualisht janë në krye të tabelës së Premier League, por nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë aty, do të duhet të bëjnë disa transferime të qëlluara në janar. /FolDrejt/