Sipas gazetarit Matteo Moretto, Arsenali është afruar me përfaqësuesit e Sergej Milinkovic-Savic për të diskutuar një transferim të mundshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori serb pati një botëror intrigues dhe me përfundimin e kontratës së tij me Lacio, lojtari po ndiqet nga Topçinjtë.
Arsenali aktualisht është duke udhëhequr garën e Premier Ligës kur po i afrohemi Vitit të Ri dhe dëshiron të ruajë primatin deri në fund të sezonit.
Dhe Savic mund të jetë një pjesë thelbësore për Mikel Artetën nëse ai dëshiron të ngrisë titullin me Gunners duke marrë parasysh orarin e ngjeshur që do të ketë klubi i Londrës Veriore pas përfundimit të botërorit. /FolDrejt/