Arsenali raportohet se është në bisedime me Palmeiras për një transferim të mundshëm dimëror për mesfushorin me tipare mbrojtëse 21-vjeçar Danilo, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori brazilian shumë i lakmuar ishte subjekt i një interesi të madh transferimi nga Topçinjtë gjatë verës, me Mikel Arteta që kërkonte një mesfushor qendror me tipare mbrojtëse për t’i ofruar mbështetje dhe konkurrencë Thomas Partey. Duket se talenti e Palmeiras ka mbetur një prioritet për liderin e Premier League.
Sipas ESPN, Arsenali po tenton të nënshkruajë me Danilon dhe mund ta blejë atë për një tarifë transferimi të reduktuar prej 24 milionë euro, megjithatë gjigantët e Londrës veriore mund të përballen me konkurrencë të ashpër nga Ajax dhe Monaco. /FolDrejt/