Arsenali e ka nisur më së miri këtë sezon të ri të Premier League. Këtë të shtunë topçinjtë e drejtuar nga Mikel Arteta kanë fituar në transfertë me rezultatin e pastër 3-0 përballë Bournemouth, duke siguruar fitoren e tretë në 3 ndeshje, dhe kryeson me pikë të plota.
Arsenal e ka nisur mjaft vrullshëm takimin pasi brenda 6 minutash, më saktësisht në minutën e 6-të të takimit dhe të 11-të Odegard ka tundur dy herë rrjetën.
Me rezultatin 2-0 do të mbyllej dhe pjesa e parë e ndeshjes.
Ndërkohë që në pjesën e dytë do të ishte radha e Saliba-s që të trefishonte rezultatin. Gjithashtu Arsenalit i është anuluar edhe një tjetër gol pas ndërhyrjes së VAR.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Premier League ka rënë në sy fitorja në transfertë me rezultatin 2-1 e Southamton përball Leicester City-t./abcnews.al/