Sipas Football Insider, Arsenali ka informuar të gjithë sponsorët e tyre se ata janë afër rinovimit të kontratës së Bukayo Saka për një marrëveshje që do ta shohë atë të fitojë rreth 200,000 £ në javë, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Saka ishte lojtari i sezonit dhe golashënuesi më i mirë i Arsenalit në sezonin e kaluar dhe e ka nisur mirë edhe këtë sezon, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 6 asistime në 14 ndeshje të ligës.
Marrëveshja me shumë gjasa do të shpallet pas Kupës së Botës, thuhet në raport, duke shuar kështu çdo dyshim në mendjen e njerëzve për rinovimin e Sakas. /FolDrejt/