Sipas Daily Mail, Arsenali është gati për një verë të madhe nën drejtimin e Mikel Artetës, pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në të gjithë fushën. Sipas raportimeve, Topçinjtë synojnë dy mesfushorë dhe një qendërmbrojtës së bashku me një sulmues të gjerë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Moussa Diaby i Bayer Leverkusen është shfaqur si objektivi kryesor sulmues për Arsenalin, me Wilfried Zaha të identifikuar si një opsion alternativ i disponueshëm për një transferim të lirë.
Gunners janë lidhur me Declan Rice, ndërsa Romeo Lavia i Southamton është gjithashtu në radarin e tyre. Ndërkohë, mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, ka rënë në sy edhe të ekipit të rekrutimit të Arsenalit këtë sezon. /FolDrejt/