Arsenali është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Manuel Locatelli, duke ofruar Kieran Tierney në këmbim, shruan Goal, përcjell Fol Drejt.
E nënshkruar fillimisht si huazim nga Sassuolo në 2021 në një marrëveshje dyvjeçare, Juve tashmë ka paguar këstin e parë për nënshkrimin e përhershëm të lojtarit.
Megjithatë, mesfushori italian është lidhur me një largim nga Torino, me Topçinjtë që kanë rindezur interesin e tyre për lojtarin që ishte një objektiv transferimi përpara se të bashkohej me Juventusin.
Sa i përket Tierney-t, skocezi ka rënë në renditje, me Oleksandr Zinchenko mbrojtësi i parë i majtë nën drejtimin e Mikel Artetas. /FolDrejt/