Sipas Foot Mercato, Arsenali është favorit për të transferuar sulmuesin e Montpellier, Elye Wahi, i cili ka shijuar një sezon të shkëlqyer dhe pritet të largohet nga klubi i Ligue 1 këtë verë, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
20-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 ndeshje në Ligue 1. Ndërsa Topçinjtë po udhëheqin garën për të nënshkruar me sulmuesin, klubi i Londrës veriore mund të përballet me konkurrencë të konsiderueshme nga AS Monaco.
Për të shmangur konkurrencën, Arsenali tani është i vendosur të bëjë një ofertë hapëse për Wahi, e cila pritet të jetë më pak se vlerësimi i lojtarit, që besohet të jetë midis 30-35 milionë euro. /FolDrejt/