Arsenali u rikthye nga humbja e së enjtes në Europa League ndaj PSV Eindhoven duke u rikthyer në krye të tabelës së Premier League me një fitore bindëse ndaj Nottingham Forest, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Gabriel Martinelli shënoi herët për Topçinjtë përpara se anglezi Bukayo Saka – i cili asistoi golin e hapjes – të largohej pas një lëndimi. Reiss Nelson, zëvendësuesi i Saka-s, dyfishoi epërsinë katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golin e tij të parë të Arsenalit që nga nëntori 2020 përpara se të shtonte shpejt të dytin. Golat e Thomas Partey dhe Martin Odegaard ia shtuan shkëlqimin rezultatit teksa Arsenali riktheu epërsinë e tij prej dy pikësh ndaj Manchester Cityt, me Forestin ende në fund të tabelës pas humbjes së tetë të sezonit. /FolDrejt/