Christian Pulisic i Chelsea është me sa duket një objektiv i Arsenalit, shkruan Football London, transmeton Fol Drejt.
Kontrata e anësorit amerikan skadon në vitin 2024. Duke qenë se Pulisic nuk ka nisur të diskutojë për zgjatjen e kontratës me blutë, një ofertë e fortë nga Topçinjtë mund ta bindë lojtarin të vazhdojë përpara.