Arsenali ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit Adrien Rabiot në janar, sipas Calciomercatoweb.Kontrata e Rabiot me Juventusin skadon në qershor dhe bardhezinjtë thuhet se mund të fitojnë 10 milionë euro nga shitja e francezit, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se Arsenali po kërkon të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar të dimrit, për të ndihmuar në përpjekjen e tyre për të siguruar titullin e tyre të parë në Premier League që nga viti 2004. Rabiot shihet si shtesa perfekte për skuadrën e Mikel Artetës, edhe për shkak të çmimit të ulët të tij. /FolDrejt/