Produkti i akademisë së Barcelonës, Ansu Fati po kërkon një tjetër skuadër në verë.
Spanjolli raportohet se ka marrë ofertë nga skuadra e Premier Leagues, Arsenal, sipas një raporti nga Mundo Deportivo.
I riu ka një kontratë me klubin katalanas deri në verën e vitit 2027 dhe Arsenali është i vendosur të rivalizojë Tottenhamin për nënshkrimin e tij, transmeton Fol Drejt.