Sipas gazetarit sportiv, David Ornstein, Arsenali ka arritur një marrëveshje në parim për një kontratë të re me Bukayo Saka, raporton Fol Drejt.
“Arsenali ka një marrëveshje në parim për një kontratë të re për Bukayo Saka.”, shkroi Ornstein në Twitter.
Ornstein shtoi se marrëveshja afatgjatë për sulmuesin 21-vjeçar të Anglisë nuk është nënshkruar dhe mund të marrë pak kohë për t’u përfunduar, por tashmë është në fuqi. /FolDrejt/