Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali do të duhet të paguajë një shumë të majme nëse dëshiron të marrë shërbimet e Leroy Sane.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka shumë pak gjasa të kthehet në Angli, që do të thotë se Topçinjtë do të duhet të gjejnë zëvendësuesin e Gabriel Jesus diku tjetër.
Fabrizio Romano për CaughtOffside zbuloi se: “Ka pasur disa spekulime, por nuk ka bisedime mes Bayernit dhe Arsenalit për Sane që nga sot. Nuk e shoh Bayernin të shesë Sane në janar nëse nuk arrin një ofertë e çmendur tek ta – plani i tyre është të vazhdojnë me të”, transmeton Fol Drejt.