Arsenali dëshiron të rinovojë mesfushën e tyre përpara sezonit të ardhshëm dhe i ka ofruar 40 milionë euro Lazios për shërbimet e yllit të tyre Sergej Milinkovic-Savic, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Serbi ka qenë lojtari kryesor i Lazios në mesfushë që kur u bashkua nga Genk në 2015. Lazio do të dëshironte ta mbante mesfushorin, por ata nuk kanë arritur një marrëveshje me 28-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në 2024.
Lazio do të kërkojë të fitojë para nga lojtari këtë verë në vend që të rrezikoj ta humbas atë falas në 2024, dhe nuk mungojnë kërkuesit për një nga lojtarët më të mirë të Serie A ndër vite, me Newcastle dhe West Ham poashtu të interesuara. /FolDrejt/