Arsenali duket se këtë vit ëshë një tjetër skuadër nga ajo sezonit që shkoi. Rritja e disa prej lojtarëve, gërshetuar me disa blerje të goditura duket se e kanë bërë këtë skuadër të frikshme.
Ditën e sotme “Topçinjtë” janë duke u përballur me spanjollët e Sevillas në kuadër të “Emirates Cup”.
Pjesa e para ka përfunduar me rezultatin e thellë 4-0 për djemtë e Artetas, por më e pabesueshmja është se këto 4 gola kanë ardhur për vetëm 9 minuta.
Fillimisht ka shënuar Saka me panallti në minutën e 10, dhe deri në minutën e 19 ka shënuar 2 herë Jesus dhe në fund sërish Saka./abcnews.al