Arsenali po monitoron mbrojtësin e Wolfsburgut, Ridle Baku dhe mund të paraqesë një ofertë për të gjatë verës, sipas SportBILD përmes SportWitness, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një asistim në Bundesligë këtë sezon, gjë që ka tërhequr vëmendjen e Mikel Arteta. /FolDrejt/