Ish-mesfushori i Real Madridit, Isco, i cili nënshkroi me Sevillan gjashtë muaj më parë, i është thënë nga klubi që të largohet për arsye disiplinore, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Arsenali, së bashku me Spurs, janë dy skuadra që ishin të interesuara për të nënshkruar me lojtarin spanjoll gjatë verës, sipas The Sun, dhe mund të konsiderojnë një lëvizje në janar për lojtarin.
Megjithatë, Wolves janë një tjetër skuadër që mund të jetë në garë, falë Julen Lopeteguit dhe të kaluarës së tij me Iscon në kombëtaren spanjolle, Real Madrid dhe Sevilla. /FolDrejt/